Në nje kapanonin ne Kashar, ekipi ynë realizoi një transformim të plotë duke përdorur sisteme moderne gipsi, patinim dhe lyerje për të krijuar një hapësirë funksionale dhe estetike. Projekti përfshinte mure ndarëse me gips, tavane të varura, lyerje profesionale dhe patinim të sipërfaqeve për të garantuar cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjatë.

Ky kapanon shërben si një ambient industrial dhe kërkonte një zgjidhje të fortë për izolimin akustik dhe strukturor. Përdorimi i materialeve cilësore si sistemet Knauf siguroi efikasitet maksimal dhe një përfundim elegant.

  • Emri i Projektit Kapanon në Kashar
  • Vendndodhja Kashar, Tiranë, Shqipëri
  • Kohezgjatja 1 muaj
  • Statusi I përfunduar
  • Punimet e kryera Gips, Patinim, Lyerje, Tavane të varura

Sfida e Projektit

Ky kapanon kërkonte një zgjidhje të qëndrueshme dhe funksionale, duke përfshirë:

  • Instalimin e mureve gipsi për ndarje të personalizuara
  • Tavane të varura me sistem akustik dhe izolim
  • Përfundim profesional me patinim dhe lyerje për një ambient industrial të pastër dhe të ndriçuar mirë
  • Materiale cilësore që rezistojnë ndaj lagështirës dhe zjarrit

Zgjidhja e Ofruar

Për të siguruar rezistencë dhe estetikë, ne zgjodhëm një kombinim strategjik të materialeve cilësore dhe teknika të avancuara:

  • Mure gipsi të ndërtuara me panele të forta për izolim të zërit dhe qëndrueshmëri
  • Tavane të varura me ndriçim të integruar dhe sistem kundër zjarrit
  • Patinim i sipërfaqeve për një bazë të lëmuar para lyerjes
  • Lyerje profesionale me bojra cilësore për një ambient të pastër dhe të ndriçuar mirë